Fati i Kumbullës do të vendoset në dy javët e ardhshme

Presidenti i Veronës, Maurizio Setti ka thënë se vendimi për të ardhmen e Marash Kumbullës do të merret brenda dy javësh.

Mbrojtësi shqiptar po kërkohet nga klube si Juventusi, Interi dhe Lazio, pas formës së shkëlqyer që po kalon te skuadra italiane.

“Nuk e di, do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Setti në një intervistë për Radio Deejay kur është pyetur rreth Kumbullës.

“Do të jetë një garë e madhe për transferimin e tij. Do të pranojmë shumë oferta për të”.

“Për ne, më e rëndësishmja është se lojtari dhe klubi janë të lumtur. Është diçka që do të vendoset në dy javët e ardhshme”, ka shtuar më tej ai.

Kumbulla ka arritur të ndërtojë një dyshe stabile me Amir Rrahmanin në mbrojtjen e Veronës, derisa ky i fundit në janar arriti marrëveshje me Napolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *