Real Madridi pa Gareth Bale dhe Eden Hazard të lënduar, ka udhëtuar drejt Real Zaragozas, në kërkim të një vendi në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Skuadra e Zinedine Zidane kërkon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në të gjitha garat, e cila e arriti shifrën e 19 ndeshjeve pas triumfit kundër Valladolidit në La Liga në fundjavë.
Madridi do të ballafaqohet me Zaragozan, ekipin e Segunda Division apo nivelit të dytë të futbollit spanjoll, për herë të parë që prej vitit 2013.
Zidane ka vendosur ta lërë në bankën rezervë edhe sulmuesin kryesor, Karim Benzema, përveç Bale dhe Hazard që mungojnë shkaku i lëndimeve.