Trajneri i Drenicës, Rama: Dritës i nevojitej fitorja, kjo është gjendjen e futbollistëve të lënduar

Ka mjaftuar goli i Xhevdet Shabanit që Drita t’i rrëmbej pikët e plota në ndeshje ndaj Drenicës në xhiron e 32-të në Superligë.

Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Shabani arriti të shënonte gol, e që në fund ishte vendimtar.

Drita realizon fitore të madhe kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit.

Drenica ia vështirëson punët vetes me këtë humbjen pasi është e teta me 41 pikë, tre më pak se vendi që të dërgon në ligën e parë.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Fadil Rama tha se vapa e madhe por edhe ndeshjet e shpeshta po ndikojnë në lojën e tyre.

“Që në fillim e kemi ditur që Drita do të jetë ofanzive në këtë duel pasi i duhet fitorja dhe ne kemi tentuar që me kundërsulme t’i ndëshkojmë”, tha fillimisht Rama në SSK.

“Gjendja e futbollistëve të lënduar paksa më e rëndë është te portieri Arion Ymeri, kurse Shillova e Hyseni kishin nga një lëndim edhe në stërvitje. Mendojë që vapa e madhe dhe ndeshjet e shpeshta po ndikojnë në shëndetin e futbollistëve sepse ngarkesat po janë të mëdha”.

Mbijetesa? “Nëse shkon e gjitha sipas rregullave brenda fushës, Drenica fiton duelin e fundit dhe siguron mbijetesën, sot ishim afër një pike por lëndimet na pamundësuan”, përfundoj Rama.

Në xhiron e fundit, Drita luan ndaj Ballkanit, kurse Drenica ndaj Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *