Ka mjaftuar goli i Xhevdet Shabanit që Drita t’i rrëmbej pikët e plota në ndeshje ndaj Drenicës në xhiron e 32-të në Superligë.
Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Shabani arriti të shënonte gol, e që në fund ishte vendimtar.
Gjilanasit realizon fitore të madhe kur kanë mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit.
Me këtë fitore, bash e kaltrit grumbullojnë 68 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Gjilani që luan nesër ndaj Ballkanit.
Derisa Drenica ia vështirëson punët vetes me këtë humbjen pasi është e teta me 41 pikë, tre më pak se vendi që të dërgon në ligën e parë.
Në xhiron e fundit, Drita luan ndaj Ballkanit, kurse Drenica ndaj Dukagjinit./Insporti.