Istanbul Basaksehiri nuk është njëri prej klubeve tradicionale në futbollin turk.
Sidoqoftë, kjo skuadër ka arritur të triumfojë për herë të parë në Superligën turke, shkruan “Blick”.
Gjëja më e veçantë për këtë klub eshtë se tifozi dhe përkrahësi më i madh është presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AKP-ja.
Pas përfundimit të tij të ndeshjes, ku Basaksehiri u shpall kampion, ai është i pari që uron skuadrën.
Shefi i klubit, Goksel Gumusdag, është një anëtar i partisë AKP dhe është i martuar me mbesën e gruas së Erdoganit.
Sponsori kryesor “Medipol” është i udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Deri në vitin 2014 dhe promovimit në Superligë, klubi ende ka emrin Istanbul BB. Me promovimin në ligë, klubi gjithashtu u bë me një stadium të ri prej 17,319 ulësesh.
Portreti i Erdoganit ndodhet në ambientet brenda stadiumit.