Ish-sulmuesi i Francës, Nicolas Anelka, ka këshilluar Real Madridin që të hedhë sytë drejt Liverpoolit.
Ai mendon se treshja e sulmit Mane-Salah-Firmino është më e mira në botë dhe do të ishte mëkat nëse njëri prej tyre do të luante në Madrid, pasi po bëjnë mirë me “Redsat”.
“I pëlqej që të tre ata, sidomos Firminon, i cili është edhe çelësi i suksesit për Manen dhe Salahn. Po Për mendimin tim këtë të fundit janë ndër pesë lojtarët më të mirë në botë për momentin. Ata i kanë të gjitha kualitetet për të luajtur me Real Madridin, por nuk kanë pse të transferohen në Madrid. Sot Liverpool i ka mundësitë për t’a konkuruar Realin dhe më e mira për ta do të ishte qëndrimi në Premier League.
“Lojtarët dhe stafi duhen të jenë krenar për titullin e fituar. Më vjen shumë keq që qëlloi në kohë pandemie dhe që lojtarët nuk mund t’a festojnë dot me tifozët, por jam i sigurt që ata do t’a bëjnë sapo situata të normalizohet. Jurgen Klopp është një gjeni i vërtetë. Mënyra se si ai punon me lojtarët është fantastike. Liverpool do të jetë kompetitiv për shumë vite. Gjermani e ktheu ekipin në vendin ku i takonte”, – mbyll Anelka për “Liverpool Echo”.