Tifozët e Gjilanit “trembin” edhe Koronavirusin, shihni festën e çmendur në derbi

Gjilani ka arritur që të fitojë derbin ndaj Dritës në shifrat 2-0. Ekipi i Mezanit ia doli këtë herë në javën e 31 të Superligës së Kosovës, duke i bërë tifozëve një dhuratë të çmuar. Por fatkeqësisht për këtë skuadër, mbështetësit nuk lejohen ende në stadium.

Çudira këto tipike shqiptare pasi në videon e mëposhtme shihet saktësisht tubimi dhe festimi i çmendur i tifozëve që kurrsesi nuk mund të qendrojnë në shtëpi për të përjetuar derbi të tillë. Një zhurmë dhe jehonë e madhe që ka “trembur” edhe Koronavirusin, ndërsa një sjellje e tillë tregon edhe dështimin e pushtetit të vendit.

Duke mos lejuar tifozët në stadium dhe duke kërkuar reklamimin e masave të forta të marra për parandalimin e infeksionit, por duke mos bërë asnjë kontroll për organizimet e mëdha në lokale të ndryshme, nuk bëhet asgjë më tepër sesa dëmtimi i madh dhe i dyfishtë. Ndërkohë që gjithçka mund të zgjidhej me një lejim të tifozëve në numër të kufizuar që do të ishte frymëmarrje edhe për vetë ekipet.

Passion is priceless!

Momente për të cilat jetojmë!#HONOROFTHECITY #20years #RedCity #NoUltrasNoParty #US99

Posted by Ultras Skifterat on Monday, July 20, 2020

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *