FFK’ja bën zgjedhje për çështjen e kontratave të skaduara te futbollistët kosovar!

Pandemia COVID-19 shkaktoi pasoja të mëdha në futbollin botëror, përfshirë këtu edhe në Kosovë, derisa shkaku i kësaj, kishte një pezullim prej afro tre muajsh.

Pas tre muajsh pauzë, Superliga e Kosovës u rikthye në aksion në fillim të muajit qershor, derisa garat tjera në vend u ndërprenë shkaku i situatës së krijuar me pandeminë që ka kapluar globin.

Derisa shumë futbollistëve në Kosovë iu skandonte kontrata në fund të muaj si dhe në fund të muajit qershor, vazhdimi i garave deri në fund të muajit korrik hapi disa “probleme” të vogla juridike.

Për të mos luajtur pa kontratë deri në fund të këtij edicioni, futbollistët e klubeve elitare kosovare kishin nevojë të nënshkruanin kontrata, të paktën, deri në fund të muajit korrik.

Ashtu siç ishte raportuar muaj më parë nga gazeta, “Zeri.info” mëson se Federata e Futbollit të Kosovës duke u bazuar në rekomandimet e UEFA-s dhe me bashkëpunimin e klubeve, i kanë siguruar kontratat e reja për futbollistët të paktën deri në përfundim të edicionit 2020/21.

Megjithatë, “probleme” të tilla nuk hasën vetëm klubet e Kosovës, pasi që kjo situatë ishte e pranishme edhe në Evropë dhe më gjerë.

Madje, rast konkret është te klubi kampion i Premierligës angleze, Liverpooli, ku “Të Kuqtë” ia kanë vazhduar kontratat disa futbollistëve të paktën deri në mbyllje të edicionit aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *