Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për futbollistin kosovar, Granit Xhakën.
Arteta ka treguar se është mjaftë i lumtur me futbollistin dhe progresin që ka bërë ai, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas trajnerit ishte sfidë për të që ta bindte Xhakën që të mos largohej nga klubi, transmeton Sinjali.
“Sfida me Granitin ishte që ta bindja atë se këtu kishte akoma vend dhe se unë kisha besim të madh tek ai”, ka thënë Arteta.
Po ashtu trajneri tha se është i lumtur me reagimet e mira që po bëjnë tifozët për Xhakën.
“Me të vërtetë jam i lumtur që dëgjova reagimin e fansave ndaj tij. Unë mendoj se ata mund ta vlerësojnë atë që ai ka bërë. Ai është një shembull me të vërtetë i mirë për çdo futbollistë të cilët janë duke kaluar momente të vështira”, tha trajneri i klubit londinez.