Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur në lidhje me portierin Gianluigi Donnarumma. Ai mendon se “Gardiani i portës” mund të kthehet në një nga më të mirët në botë. “Gigi ka potencial për të qenë një ndër portierët më të mirë në botë”.
“Ajo çfarë ka bërë Donnarumma është shumë e madhe dhe e rëndësishme. Ai punon shumë dhe në këtë mënyrë suksesi do i dalë në dritë. I ka të gjitha mundësitë të jetë ndër më të mirët në botë”.
“Ai ka kualitetin, teknikën dhe moralin”, tha trajneri italian duke vlerësuar maksimalisht portierin e tij.
Donnarumma është portieri më i mirë i Serie A, ndërsa është titullar dhe me Italinë.