Rrëfehet Setien, flet për marrëdhënien me Messi dhe Champions League

Trajneri i Barcelona, Quique Setien, insiston se marrëdhënia e tij me sulmuesin argjentinas Lionel Messi është mjaft e fortë. Ai përpiqet të mbajë të bashkuar skuadrën në prag të sfidave në Champions League, ndërkohë që ekipi “blaugrana” dështoi në La Liga.

“Marrëdhënia me Messi është njësoj si më të tjerët. Ka lojtarë me të cilët flet më shumë e disa më pak, por marrëdhënia mes nesh është e mirë. Unë përpiqem të bind lojtarët e mi të bëjnë disa gjëra, por jo gjithnjë arrij të kontroll gjithçka”, tha Setien.

“Është e vërtetë, që kemi patur një reflektim të gjatë në lidhje me situatën e krijuar kohët e fundit. Ndaj, mezi po presim të luajmë në Champions League për të rikuperuar gabimet e bëra në kampionat”, tha Setien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *