Vedat Muriqi vazhdon të mbetet ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë, me skuadrat angleze që kanë shprehur interesimin më të madh.
Në këtë drejtim më konkrete duket të jetë Burnley që ka ofruar 28 milionë euro. Për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës, interesim kanë shprehur edhe Tottenham e Manchester United.
Mirëpo, Burnley është treguar skuadër më konkrete, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, “Milliyet”.
Megjithatë, duket se Fenerbahçe nuk është e interesuar ta shesë sulmuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit, pasi po e synon titullin e kampionit në Turqi.
Burnley do t’i rivalizojë Tottenhamin e Manchester Unitedin në garë për përfaqësuesin kosovar.
Muriqi po shkëlqen këtë sezon në fanellën e Fenerbahçes, me të cilën i ka realizuar 13 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 20 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.