“U bë deti kos” – Oriola Marashi ngacmon imagjinatën me pozat e fundit në bikini

Që nga e hëna e kësaj jave nuk po ndalet duke sjellë imazhe sa joshëse aq edhe provokuese.

Modelja shqiptare, Oriola Marashi duket se po i shijon goxha shumë këto ditë të nxehta vere sidomos tash kur një numër i vogël i njerëzve vizitojnë plazhet shqiptare, shkaku i pandemisë famëkeqe, CoViD-19.

Sipas saj me imazhet që ka sjellë sot, ‘është bërë deti kos‘. Kjo pasi modelja ka ngacmuar imagjinatën e dashamirëve të saj duke vënë në fokus format e bujshme trupore që posedon.

E dashura e futbollistit shqiptar, Eros Grezda, u pa e veshur me bikini të zeza gjersa njëbisht i gjatë i krijuar me material të hollë e të lehtë po i qëndronte varur nga mbrapa.

Modelja nuk duket ta ketë problem që në plazh të futet me aksesorë sepse një të tillë me shenja religjioze e ka të vendosur në qafë.

Për pak orë Marashi ka arritur të grumbullojë më shumë se 50-mijë pëlqime në këto imazhe, gjersa ka marrë koment edhe nga mikja e saj, këngëtarja Tayna.

Kjo e fundit i ka shkruar modeles “ani se t’paska kuq dielli pak” si përgjigje ndaj përshkrimit se “deti është bërë kos”.

Për ju që nuk e dini, një nga metodat shtëpiake te shqiptarët për t’i qetësuar dhimbjet nga skuqja e diellit, është lyerja e trupit me kos, prandaj edhe komenti i Taynas lidhet me përshkrimin e Marashit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *