Klubeve të futbollit do t’u lejohen t’i bëjnë pesë zëvendësime edhe në sezonin 2020/2021.
Pas rikthimit të futbollit, i cili ishte pezulluar shkaku i COVID-19, FIFA kishte lejuar që gjatë një ndeshje futbolli të bëhen pesë zëvendësime, për të ndihmuar futbollistët për të kaluar sa më lehtë orarin e ndeshjeve të ngjeshura.
Por, FIFA ka vendosur që ky rregull të mbetet në fuqi edhe në sezonin e ri.
Është në dorën e secilës federatë tani për të vendosur nëse do të pranojnë në ligat e tyre rregullin e pesë zëvendësimeve.
Që prej rifillimit të futbollit, klubet janë duke bërë nga pesë zëvendësime në ndeshje, por të cilat duhet të kryhen në tri raste, duke u lejuar vetëm tri ndërprerje