Sapo ndeshja me Valladolidin përfundoi, “Mister Chip” publikoi në “Twitter” një fakt dëshpërues për Lionel Messin: “Messi ka luajtur shtatë ndeshje të plota me Barcelonën ku ka shënuar vetëm 1 gol (me penallti ndaj Atleticos). Ishte hera e parë që një gjë e tillë ndodhte në karrierën 15- vjeçare të argjentinasit”. Ajo që e shpëton disi yllin e katalanasve janë vetëm 9 asistimet e dhëna në ndeshjet e fundit.
Mungesa e suksesit për të arritur te goli është një realitet i pamohueshëm që shpjegohet me ngarkesën e minutave të argjentinasit me Barcelonën. Ai është i vetmi lojtar së bashku me portierin Mark Andre Ter Shtegen që i ka luajtur të gjitha ndeshjet që nga java e tetë. Ai mungoi në katër javët e para të sezonit pasi u dëmtua në një stërvitje individuale i ardhur nga pushimet. Messi “debutoi” në javën e pestë duke luajtur vetëm 45 minuta ndaj Granadas. Në javën e shtatë ai ndjeu dhimbje në rrëzën e kofshës dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës kanë qenë me pikatore për 28 ditët që do të pasonin. Në të gjitha garat Messi është prodhuesi numër 1 për Barcelonën në La Liga.
Ai ka luajtur 40 ndeshje duke shënuar 27 dhe shërbyer 25 herë për shokët e skuadrës. Kjo e bën atë pjesëmarrës në 52 gola të shënuar nga Barça. Përpara ndeshjes me Valladoidin, qarkullonin lajme për një pushim të tij. Por ishte Suarez ai që e nisi ndeshjen nga bankina.
Trajneri Setien tha pas ndeshjes se në skuadrën e tij ka një lloj hierarkie që i lejon lojtarët të vendosin vetë për aktivizimin. Messi duket se nuk do të rrijë kurrë jashtë skuadre dhe kërkon të jetë në fushën e lojës.