Mourinho tallet me United, i kujton dështimin e marrëveshjes me portugezin

Trajneri Jose Mourinho është “tallur” me Manchester United në konferencën për shtyp. 

I ngacmuar nga gazetarët në lidhje me mundësinë e kalimit të Bruno Fernandesit te “Djajtë e kuq”, tekniku portugez nuk ka hezituar të vërë në lojë personin që i bëri pyetjen.

“Bruno po vjen te United? Ti ke shkruar deri në Lisbonë për diçka të tillë dhe ai nuk po vjen. Po vjen apo jo?”, – thotë Mourinho duke bashkëbiseduar me shaka me gazetarin. 

Ky i fundit i thotë “Po”, por marrëveshja mes palëve duket se nuk do të ndodhë as në këtë merkato janari.

Mourinho u largua keq nga United, pasi pati përplasje me drejtuesit e klubit dhe me vetë lojtarët. 

Ai donte të vazhdonte më tutje me “Djajtë e kuq”, por u zëvendësua nga Ole Gunnar Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *