Futbollisti kosovar, Leart Paqarada ka njoftuar largimin e tij nga skuadra gjermane Sandhausen.
Paqarada tregoi që pas 6 viteve dhe 160 ndeshjeve ai ka kaluar kohë shumë të mirë me skuadrën gjermane.
“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë. Ju uroj shumë suksese në të ardhmën”, ka shkruar Paqarada.
Futbollisti u transferua te Sandhausen në vitin 2014 nga skuadra e Bayer Leverkusenit.