Rasti i portierit 37-vjeçar të Interit, Tomaso Berni, është tërësisht i veçantë dhe komik. Në përballjen e djeshme ndaj Parmës do të ndëshkohej me kartonin e kuq për shkak të sjelljeve të gabuara dhe që sosën durimin e kryesorit të takimit.
Sigurisht, një ndëshkim ky i marrë nga pankina. Në fakt Berni nuk e ka parë fushën e blertë përveç stërvitjeve që nga shtatori i 2012. Ndeshja e tij e fundit profesioniste i përket sezonit 2012-2013 kundër Kajlarit, ndërsa ishte lojtari i Sampdorias.
Në korrikun e 2014 do të transferohej te Interi me gjithë gëzimin për të qenë zëvendësuesi i Handanoviç, duke llogaritur se do të luante në ndeshjet që do të ishin më pak të rëndësishme.
Por kjo nuk ndodhi kurrë ndërsa edhe pas qëndrimit gjashtë vjeçar te zikaltrit, Berni mbetet ende në pritje të debutimit me Interin, si të ishte një “talent i ri”.
E paradoksalisht kartoni i kuq i marrë nga stoli në ndeshjen e djeshme ndaj Parmës ishte i dyti për këtë futbollist, që si askush tjetër në Europë numëron më tepër ndëshkime sesa ndeshje të luajtura.