Nisin negociatat, Xhaka drejt transferimit te gjiganti turk

Superliga e Turqisë mund të jetë destinacioni i radhës për mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhakën.

Sipas raportimeve nga mediat turke dhe ato zvicerane, Besiktasi ka shprehur interesim për kapitenin e Baselit, i cili besohet se pëlqehet nga trajneri i skuadrës, Sergen Yalcin.

Gjithashtu thuhet se tashmë kanë filluar bisedimet mes gjigantit turk dhe mesfushorit shqiptar për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Transferimi në Turqi për 29 vjeçarin do të ishte një aventurë e re, pasi që deri më tani ka luajtur vetëm në futbollin zviceran.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka kontratë të vlefshme me Baselin deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *