Krizë në Londër, Mourinho përplaset me drejtuesit e Tottenham

Tottenham dhe Jose Mourinho nuk po kalojnë një periudhë të lumtur mes tyre. Trajneri portugez nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si drejtuesit po e përballin merkaton.

Numri një i stolit kërkoi prej kohësh mbrojtësin Thomas Meunier. Belgut i mbaroi kontrata me ekipin e PSG dhe nuk do të rinovonte ndërsa tekniku portugez e kërkoi në Londër. Ai nisi bisedimet personale që në prill me lojtarin, por klubi nuk bëri asnjë hap më tej.

Kjo ka irrituar shumë numrin një të solit të “Spursave” që duket nuk do të ketë mbështetjen e klubit në merkato. Mourinho shkoi tek anglezët për të nisur një kapitull fitimtar, por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *