Ditën e sotme, Antonio Nocerino ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur.
Me një postim në rrjetet e tij sociale, ish-mesfushori është shprehur se do të lërë futbollin, për të nisur karrierën si trajner tashmë. 34-vjeçari do të mbahet mend për aventurën e tij te Milan, ku ishte pjesë e kuqezinjve për disa vite.
Gjithashtu, në karrierën tij Nocerino ka luajtur edhe për ekipe si Ëest Ham, apo Palermo, ku edhe u bë i njohur.