Sot hapet xhiro e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll me tri përballje interesante, kryesisht për garën e mbijetesës.
Liderja e kampionatit, Drita do të ketë përballje të lehtë të paktën në ‘letër’ ndaj skuadrës tashmë të rënë nga Superliga, Dukagjinit.
Ndeshja zhvillohet në Gjilan, pa praninë e publikut.
Dy ndeshjet tjera interesante zhvillohen për pikët e mbijetesës.
Drenica në Skenderaj e pret Trepçën’89 të rrezikuar për rënie nga Superliga pas shumë viteve, derisa Flamurtari do kërkojë fitorën ndaj Ferizajt të motivuar pas barazimit me Ballkanin.
Të gjitha përballjet e lartëcekura zhvillohen me fillim nga ora 17:00.