Superliga e Kosovës sezonin e ardhshëm do të ketë 10 skuadra dhe është pritur që të luhet sistem i katërfishtë, por sipas FFK-së do të zhvillohen vetëm 27 xhiro.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje (e premte) ka dal me disa vendime, ku një prej tyre ka të bëjë me formatin e garave në edicionin e ri të Superligës.
“Superliga do të ketë 10 skuadra dhe do të zhvillohet sistem i trefishtë apo 27 xhiro”, thuhet një njoftimin e FFK-së.
Kjo i bie që edhe pse me 10 skuadra, do të zhvillohet sistem i trefishtë, sikurse këtë vit, ndërsa do të ketë gjashtë xhiro më pak se sa në këtë kampionit.
Sipas FFK-së këtë sistem e ka imponuar pandemia COVID-19.
Ndërkaq sa i përket Ligën së Parë, KE ka vendosur që këtë kjo ligë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ku po ashtu garat do të zhvilloheshin me sistem të trefishtë.
Kjo është bërë pasi në një Ligë me 20 klube do të ishte ngarkesë e madhe për shkak të numrit të madh të xhirove, ku nëse do të luheshin në një kampionat, atëherë do të duhet të zhvilloheshin 38 xhiro.
KE po ashtu mori vendim që afati kalimtar për futbollistë të klubeve të Superligës të fillon më 1 gusht dhe përfundon më 8 shtator, ndërsa për të gjitha Ligat e tjera fillon më 1 gusht dhe përfundon më 12 shtator 2020.