Liverpooli do të kërkojë ta bëjë edhe një hap drejt sigurimit të titullit në Premierligë para kohe, kur e pret Crystal Palace në Anfield.
Të kuqtë janë nikoqirë të Palace në një ndeshje të javës së 31-të, e cila do të luhet pa praninë e tifozëve duke filluar në orën 21:15, raporton GE.
Mohamed Salah dhe Andy Robertson, të cilët munguan në barazimin me Evertonin, janë kthyer në skuadrën e Jurgen Kloppit.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri mungon ende për shkak të problemit me pulpën e këmbës.
Liverpooli është formalisht katër pikë larg titullit, sepse ka një epërsi prej 20 pikëve ndaj vendit të dytë, Manchester City, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në funt ë sezonit.
Formacionet zyrtare: