Mesfushori i Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele është i etur të braktisë klubin londinez këtë verë.
Sipas mediumit TF1, marrëdhënia midis Ndombeles dhe Mourinhos është në pikë thyerjeje dhe nuk ka pasur asnjë komunikim të drejtpërdrejtë mes dyshes.
Ish-mesfushori i Lyonit thuhet se ka zhvilluar një takim me Mourinho këtë muaj dhe nuk kanë munguar tensionet.
Ndombele thuhet se e ka informuar trajnerin e Tottenhamit se ai nuk dëshiron më të punojë me të dhe rrjedhimisht nuk dëshiron të luajë për të këtë sezon.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy tani do të ketë një vendim që të futet në afatin e transferimeve të verës në lidhje me të ardhmen e Ndombele në klub.
Ndombele mbeti në stol për fitoren e djeshme ndaj West Ham Unitedit, ndërsa situata e njëjtë pritet të zgjat deri në mbylljen e kampionatit. /Telegrafi/