Eden Hazard mund të mungojë të mërkurën mbrëma kundër Mallorcas.
Kalendari i ndeshjeve të ngjeshura nuk e lë Realin të ndalojë dhe pas fitores 2-1 kundër Real Sociedad, Los Blancos janë rikthyer menjëherë në stërvitje.
Të gjithë futbollistët që ishin rezervë mbrëmë bënë stërvitje të plota, por Hazard sipas klubit, bëri ushtrime vetëm në palestër.
Një sinjal se Hazard mund të ketë probleme të vogla dhe për ta mos rrezikuar, AS raporton se Zinedine Zidane do ta lë të pushojë edhe kundër Mallorcas, ndeshje që do të zhvillohet në “Alfredo di Stefano” nga ora 22:00.