Vetëm barazim në derbi kundër Evertonit për Liverpoolin.
Liverpooli është shumë afër titullit në Premierligë pas 30 vitesh.
Por, festa do të shtyhet pak më shumë se që ishte parashikuar, për shkak se ‘Redsat’ kanë marrë vetëm një pikë sonte kundër Evertonit dhe për t’u shpallur kampion matematikisht, i duhen të paktën edhe katër pikë.
Ekipi i Jurgen Klopp nuk arriti që të fitojë derbin kundër Evertonit, duke u mbyllur sfida me rezultatin që edhe nisi, 0-0.
Në rast të fitores së Cityt të hënën mbrëma, Liverpooli duhet t’i zhvillojë edhe dy ndeshje që të shpallet matematikisht kampion i Premierligës për sezonin 2019/20 që do të mbahet mend gjatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ndërpreu futbollin për tre muaj dhe çdo gjë tjetër në botë.