Herolind Shala ka qenë protagonist për Valerengan në ndeshjen kundër Stabaek që përfundoi 2-2Mesfushori i Kombëtares së Kosovës përjetoi të gjitha në një ndeshje, golin, kartonin e verdhë dhe më pas të kuqin.
Shala në minutën e 16-të shënoi gol të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Por, vetëm 10 minuta më vonë ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Ndërkaq në minutën e 57-të Shala u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë dhe kështu u përjashtua nga loja.
Ndryshe, Valerenga në dy xhirot e para të kampionatit norvegjez ka shënuar një fitore dhe një barazim duke u renditur në vendin e gjashtë.