Sot u zhvilluan edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani mposhti në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 3:1 me golat e JetmirTopallit, Ermal Krasniqit dhe Mirlind Dakut, ndërsa për ‘Minatorët’ golin e nderit e shënoi Arb Manaj.
Fitore shënoi edhe Feronikeli përballët Llapit, me rezultat të ngushtë 2:1. Golat për ‘Industrialistët’ u shënuan të dy nga Mevlan Zeka ndërsa për Llapin shënoi Ersil Ymeri.
Me këto 3 pikë Ballkani rikthehet në pozitën e tretë me 49 pikë të tubuara, tri më pak se lideri Drita, ndërsa 89-shi ngel në vendin e nëntë me 27 pikë, pesë më pak se Flamurtari.
Feronikeli me fitoren ndaj Llapit ka arritur në kuotën e 43 pikëve ku renditet në vendin e pestë.