Pas Drenicës, skuadra e Llapit tashmë e ka humbur edhe një ndeshje ndaj Feronikelit, skuadër kjo që vjen nga ky rajon.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina kishte një sërë kritikash ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, shkruan Olle.
E gjitha kjo u bë pasi Batatina pretendon se dy penalltitë e dhëna ndaj tyre por edhe disa raste të tjera, ka qenë në disfavor të tyre.
Krahas kritikave në referim, Batatina ka bërë edhe një deklaratë tjetër befasuese.
Ai ka thënë se nga edicioni i ri, 8 skuadra të Superligës kanë rënë darkord që mos të fillohet kampionati nëse nuk bëhen ndryshime në udhëheqësi të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Jemi dakorduar me tetë president klubesh të Superligës që mos të fillojnë garat në edicionin e ri nëse nuk ka ndryshim në federatë”, tha pas ndeshjes së sotme Batatina për SSK.
Kujtojmë, Llapi i Batatinës humbi 2:1 ndaj Feronikelit, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka nga penalltia, kurse për skuadrën e tij shënoi Ymeri.