40 sekonda janë mjaftueshëm për fitoren e McGregor – irlandezi nuk ka harruar zanatin, mund Cerronen

Conor McGregor ka shënuar një fitore spektakolare në UFC 246.

Luftëtari nga Irlanda ka arritur që të mposht Donald Cerrone në vetëm 40 sekonda luftë.

‘The Notorious’ e kapi në befasi kundërshtarin e tij, duke i dhënë një goditje të fuqishme me këmbë dhe disa grushte radhazi, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë duelin.

Kjo fitore është e rëndësishme për irlandezin, pasi vjen pas humbjes kundër Nurmagomedov.

McGregor tashmë do të ketë motivim shtesë për përgatitje shtesë, për të vazhduar karrierën e tij të madhe në UFC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *