Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj PSG-së në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Etihad”.
Në minutën e 11-të, Riyad Mahrez e konkretizoi në gol një aksion që i zuri në befasi mysafirët, kur po sulmonin dhe kërkonin golin.
Portieri Ederson e gjuajti topin te Zinchenko, ky i fundit te De Bruyne, belgu shuton dhe topi bie në këmbët e Mahrez që shënon për rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Mahrez doing Mbappe and Neymar careers in the dirt man.. #MCIPSG
— UNITED EXTRA (@UTDEXTRA_) May 4, 2021