Zvicra e ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt falë rezultateve nga Grupi B dhe C.
Helvetikët përfunduan fazën e tyre të grupeve, derisa pritën që të dinin fatin e dy grupeve paraprake.
Në Grupin B, Belgjika e mbylli si lider me nëntë pikë, Danimarka, Finlanda dhe Rusia me nga tre, duke bërë që danezët të kalonin tutje.
Në anën tjetër, në atë C, Holanda si lider me nëntë, Austria me gjashtë, Ukraina me tre dhe Maqedonia e Veriut me asnjë.
Kështu, Zvicra që grumbulloi katër pikë, ishte ekip më i mirë se ai i vendit të tretë në Grupin B dhe C që e përfunduan me tre.
Dank der Ergebnisse in den Gruppen B & C steht die Schweiz im Achtelfinale. Die möglichen Spiele:
? B1 (??), 27.6, 21h00, Sevilla
? F1 (?? ?? ??), 28.6, 21h00, Bucarest
? E1 (?? ?? ?? ??), 29.6, 21h00, Glasgow pic.twitter.com/npMuD444M5— ?? Nati (@nati_sfv_asf) June 21, 2021