Infektimet me COVID-19 kanë dalë jashtë kontrollit teksa shumë skuadra po vuajnë mungesat e disa prej lojtarëve të tyre.
Kjo gjë vlen edhe për Napolin ku një nga të infektuavrit së fundmi ka rezultuar dhe Viktor Osimhen, i cili zyrtarisht nuk do të grumbullohet me Nigerinë e tij në Kupën e Afrikës.
Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetë kombëtarja afrikane ku ka bërë publike dhe listën e lojtarëve për kompeticionin e njohur dhe emri i yllit të Napolit nuk ndodhet në atë listë.
Sapo të negativizohet Osimhen do i bashkohet stërvitjeve të Spallettit për të qenë në formën optimale për rifillimin e ndeshjeve të Serisë A në fillim të janarit.