Superliga e Kosovës në futboll aktualisht është në pushim dhe klubet kanë filluar të përgatiten maksimalisht për sezonin e ri.
Gjilani është njëri nga klubet i cili e ka shpallur kandidaturën për titullin kampion.
SC Gjilani tashmë e ka prezantuar mbrojtësin e majtë, Yll Hoxha.
Kujtojmë që Hoxha ka karrierë të pasur duke mbrojtur ngjyrat e Prishtinës, Hysit, Kukësit, Flamurtarit të Vlorës, Vllaznisë së Shkodrës. Gjithashtu karrierë ka bërë edhe te skuadra finlandeze, TPS.