Portieri kosovar, Visar Bekaj edhe zyrtarisht është anëtar i ri i skuadrës turke, Hatayspor.
Bekaj u largua nga skuadra shqiptare, Tirana te e cila ishte pjesë që nga viti 2020 për t’iu bashkuar, Hatayaspor.
26 vjeçari kishte paraqitje të mira në ligën elitare të Shqipërisë duke arritur që të zgjidhej edhe si portieri më i mirë i vitit.