Vedat Muriqi është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.
Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, Muriqi tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle.
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga skuadra spanjolle, ka qenë Lazio që ka njoftuar se e ka shitur Muriqin te Mallorca.
? Comunicato ufficiale: Vedat Muriqi
➡️ https://t.co/U76f90Agoo pic.twitter.com/ozYG2OQNVG
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 22, 2022
“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.
Detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga Lazio, derisa lojtari pritet gjatë orëve të ardhshme të prezantohet te Mallorca.
Reprezentuesi kosovar e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi pesë gola e dhuroi tre asistime.