Fury dëshiron përballjen në Londër në muajin e ardhshëm edhe nëse tifozët nuk janë të lejuar.
Kabayel është zgjedhur si kundërshtari i Furyt dhe ka 24 orë t’i përgjigjet ofertës.
“Ne duam të luftojmë me njërin, që është Kabayel dhe do i japim 24 orë për të nënshkruar kontratën ose do lëvizim. Është i pamposhtur dhe ka rekord”.
“Ishte kampion i Evropës dhe është në ranglistën e WBC. Ai do e shikojë kontratën dhe ne jemi duke pritur”.
“Ai ka 24 orë për të vendosur nëse do nënshkruajë dhe do e rikthejë ose do lëvizim. Është luftë, kontrata duhet nënshkruar”.
28-vjeçari gjerman është i pamposhtur në 20 ndeshjet si profesionist, derisa një ndër fitoret ishte ndaj Derek Chisora në vitin 2017.