Tottenham Hotspur pas largimit të Jose Mourinhos ka emëruar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Nuno Espirito Santo i cili ka marrë “timonin” e “Spurs” nga edicioni i ri.
Nuno Espirito Santo u largua së fundmi nga skuadra tjetër e Premierligës, Wolvesi.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Tottenham Hotspur përmes nëj komunikate të lëshuar.
Nuno ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me “Gjelat”.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë emërimin e Nuno Espírito Santo si Shefin tonë të ri në një kontratë deri në vitin 2023”, thuhet në komunikatën e lëshuar.
✍️ Welcome to Tottenham Hotspur, Nuno Espírito Santo.#WelcomeNuno
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 30, 2021