Aurelien Tchouameni ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin.
22-vjeçari që sezonin e kaluar u paraqit mjaftë mirë tek Monaco, ra në sy të shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Mesfushori francez ishte pranë kalimit te Liverpool, por kur skuadra mbretërore hyri në garë përfundoi gjithçka sa i përket skuadrës në të cilën do të luante francezi.
Tchouameni sipas njoftimit të faqes zyrtare të Real Madridit, do të prezantohet më 14 qershor në orën 14:00.