Juventusi ka blinduar talentin e saj Radu Dragusin.
Qendërmbrojtësi rumun cilësohet nga kampionët e Italisë si një nga lojtarët më premtues dhe për këtë e kanë blinduar duke i ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.
Këtë lajm e ka publikuar vetë Juventusi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj. 19-vjeçari rumun erdhi në verën e vitit 2018 nga Regal Bukuresht dhe debutimin me fanellën e Juventusit e kreu ndaj Dinamos së Kievit në Champions.
UFFICIALE ? Radu #Dragusin rinnova fino al 30 giugno 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣! ⚪⚫
? https://t.co/7eDcFHUkOq ?#ForzaJuve pic.twitter.com/DhI0i8LfRX
— JuventusFC (@juventusfc) April 9, 2021