Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku ka marrë njoftimin e klubit mitrovicas, Trepça.
Klubi i Trepçës shkarkoi Emin Baliqin pas humbjes 4:1 nga Vushtrria, teksa tani ka njoftuar se drejtimin e klubit e ka marrë Tahir Lushtaku.
Më poshtë keni njoftimin e klubit të Trepçës:
“Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri.
Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.
Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte
Deklaratë nga trajneri i ri, z.Lushtaku :
“Falënderoj klubin për besimin. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart kjo fanellë faleminderoj presidentin e klubit z.Nexhmedin Haxhiu si dhe Ajet Shoshollin dhe Rafet Prekazin do të jap maksimumin për të rikthyer energjinë, besimin dhe rezultatet pozitive. Trepça është klub i madh dhe me histori ka potencial, me punë e përkushtim do të mundohemi ta tregojmë në fushë.”
KF Trepça i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruhet në njoftim.