Tahir Lushtaku emerohet kryetrajner i Drenicës.
Pas ardhjes së kryesisë së re te kuqezinjtë, është prezantuar edhe shtabi teknik.
Siç njofton faqja zyrtare e Drenicës, në shtabin teknik janë emëruar ikonat e futbollit të Drenicës.
“Tahir Lushtaku emerohet krye-trajner i Drenicës i cili ndihmës do të ketë,Sami Geci, ish kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve”, thuhet në njoftimin e Drenicës.
Pas emërimeve të reja, skuadra brenda pak ditësh pritet të fillojë stërvitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022.