Mario Mandzukiq ka njoftuar se do të largohet nga Milani.
Mandzukiq do t’i jap fund aventurës te “Rossonerët” vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur.
Ka qenë vetë sulmuesi kroat ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarisë së tij në Instagram.
“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm”, shkroi fillimisht ai.
“Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen”, shtoi ai.
Mandzukiq pas largimit nga “kuqezinjtë” mbetet lojtar i lirë për skuadrat tjera.
https://www.instagram.com/p/CPQYr2QDvV0/?utm_medium=copy_link
Kujtojmë se Milani pas fitores në Bergamo të dielën kundër Atalantës 0-2 do bëj gara në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.