Luciano Spalletti nuk do të jetë trajner i Napolit sezonin e ardhshëm. Trajneri kishte kontratë deri në vitin 2024, por i kërkoi Aurelio De Laurentiis të largohej, një kërkesë që u pranua nga presidenti i napolitanëve.
“Spalletti është një njeri i lirë. Ai erdhi tek unë dhe më kërkoi të largohesha, ai dëshiron të bëjë një pushim. Ai ndjen se cikli i tij te Napoli është mbyllur. Si mund të them jo? Ai i dha shumë klubit dhe unë vetëm duhet ta falënderoj. Pavarësisht se kam kontratë, unë do të respektoj dëshirat e trajnerit”, tha De Laurentiis për RAI.
Vincenzo Italiano (Fiorentina), Gian Piero Gasperini (Atalanta), Luis Enrique dhe Antonio Conte kanë qenë emrat e përmendur nga shtypi italian për të pasuar Spalletin.