Zyrtare: Skuadra e Valmir Veliut tërhiqet nga Superliga e Turqisë

Federata Turke e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se janë pranuar kërkesat e skuadrave të prekura nga tërmetet në Kahramanmaras për t’u tërhequr nga liga.

Federata Turke e Futbollit ka njoftuar se Hatayspor dhe Gaziantep FK në Spor Toto Super League, Yeni Malatyaspor dhe Adanaspor në Spor Toto Liga 1, Adıyaman FK dhe Diyarbekirspor nga TFF Liga e 2-të dhe Nigde Anadolu, Malatya Arguvan Spor’ janë tërhequr nga ligat përkatëse.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë mori jetën e mbi 20 mijë personave, teksa tani futbolli nuk është në plan të parë.

Klubet e përmendura kanë vendosur të mos paraqiten më këtë edicion, si shkak i problemeve pas tërmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *