Zyrtare: Shteti fqinjë ndërprenë kampionatin

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë edhe zyrtarisht sezonin 2019/20 në elitën e futbollit vendor.

Vendimi është marrë sot, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar nga Këshilli Drejtues i FFM-së, të cilët kanë marrë rekomandimin nga Komisioni i Garave për ndërprerje të sezonin 2019/20 në Ligën e Parë dhe Kupën e Maqedonisë.

Kjo ka ardhur si shkak i rasteve me Koronavirus, të cilat janë konfirmuar së fundmi te dy skuadrat shqiptare, të Shkëndijës së Tetovës dhe Renovës.

“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *