Zyrtare: Shkëlqim Demhasaj largohet nga Luzerni dhe prezantohet në mënyrë fantastike nga skuadra më e madhe zvicerane

Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Luzerni pas tri viteve qëndrim.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka kaluar vite të bukura në klubin zviceran, por tani është larguar për një aventurë të re.

Demhasaj tanimë është transferuar edhe zyrtarisht tek skuadra më e madhe zvicerane Grasshoppers.

Reprezentuesi kosovar është prezantuar nga gjiganti zviceran, i cili momentalisht është në Challange League, por në rrugë të mirë për tu rikthyer në elitën e futbollit zviceran.

24-vjeçari pritet të jetë lojtari kryesor i GC në edicionin e ri në Superligën e Zvicrës.

Kujtojmë që klubi i famshëm zviceran ka ndërruar pronarë dhe nga edicioni i ri pritet të thotë fjalën kryesore në futbollin zviceran.

Klubi nga Zurichu i ka bërë një prezantim jashtëzakonisht të mirë lojtarit nga Deçani.

Kujtojmë që Demhasaj është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, por që nuk është ftuar në takimet e fundit./Telegrafi/b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *