ZYRTARE: Sami Sermaxhaj – trajneri i ri i Drenicës

Pas largimit të Devollit, skuadra nga Skenderaj ishte pa trajner, derisa tani stolin e ka marrë Sermaxhaj.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i skuadrës!

Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur , Sami Sermaxhaj. Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv , Lulzim Fazliu.

Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.

Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.

Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar”, shkroi Drenica në komunikatë.

“Kuq e Zinjtë” renditën në pozitën e parafundit në tabelë dhe synimi kryesor është mbetja në Superligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *