Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah e ka vazhduar kontratën me Liverpoolit. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.
Egjiptiani ka firmosur kontratë deri në vitin 2025. Ai do të fitojë 350 mijë funte në javë. Salah ka thënë se është i lumtur me vazhdimin e kontratës dhe synon trofe me Liveproolin.
“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar, shpresoj se do ta ndihmoj klubin të fitojmë trofe”, deklaroi Salah.
30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 kur u transferua nga Roma.